Bota

Ukraina merr financimin më të madh që nga fillimi i luftës

Fondi Monetar Ndërkombëtar tha se ka arritur marrëveshjen me Ukrainën, për ta financuar atë në shumën 15.6 miliardë dollarë.

Huaja e parë e dakordësuar mes FMN dhe vendit prej 1 viti në luftë, pritet të aprovohet zyrtarisht në javët në vijim. Kjo do të ishte paketa më e madhe financiare që Ukrainë do të marrë, që prej nisjes së pushtimit rus.

Lexo më shumë  Rutte: Dobësimi i aftësive bërthamore dhe raketore të Iranit është i rëndësishëm për sigurinë e Evropës

FMN tha se së fundmi ka ndryshuar një ligj që lejon dhënien e huave për vendet që përballen me paqartësi të papritura, siç është lufta.

“Pushtimi rus në Ukrainë vazhdon të ketë një impakt të jashtëzakonshëm shkatërrues në ekonomi. Aktiviteti ekonomik është tkurrur me 30% në 2022, tregjet financiare globale janë tronditur dhe niveli i varfërisë vetëm po rritet” tha në një deklaratë FMN.

Lexo më shumë  Irani mund të vendosë tarifa për kalimet në Ngushticën e Hormuzit

Sipas ekspertëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, edhe këtë vit, ekonomia ukrainase do të vazhdojë të tkurret.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *