Bota

Ukraina: Mbi 8300 civilë kanë humbur jetën që nga fillimi i luftës

Më shumë se 8300 civilë kanë humbur jetën deri më tani që kur ushtria ruse pushtoi territorin ukrainas më 24 shkurt, sipas një njoftimi të Prokurorit të Përgjithshëm të vendit Andriy Kostin.

Mes tyre ishin 437 fëmijë, tha Kostin, sipas agjencisë ukrainase të lajmeve UNIAN.

Mbi 11,000 civilë të tjerë janë plagosur në luftë. Sipas prokurorit të përgjithshëm ukrainas, numri i viktimave ka të ngjarë të jetë shumë më i lartë, pasi autoritetet ukrainase nuk kanë akses në zonat e kontrolluara nga ushtria ruse.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Sipas vlerësimit më të fundit të OKB-së, të paktën 16,295 civilë kanë humbur në konflikt. Sipas autoriteteve ukrainase, forcat ruse kanë kryer më shumë se 45,000 krime lufte dhe kanë identifikuar 216  të dyshuar, duke përfshirë 17 të burgosur rusë të luftës.

12 të pandehur janë shpallur fajtorë nga gjykatat ukrainase.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *