Ukraina: Mbi 24.500 ushtarë rusë janë vrarë që nga fillimi i luftës
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës ka njoftuar të enjten se Ushtria ruse ka humbur mbi 24 mijë e 500 ushtarë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, raporton BBC.
Sipas njoftimit të Shtabit të Përgjithshëm janë shkatërruar edhe 194 aeroplanë luftarakë rusë, 155 helikopterë dhe 1077 tanke.
Në vetëm gjatë 24 orëve të fundit ushtria ruse ka humbur 300 ushtarë.
“Ushtria ruse ka humbur gjithsej 24 500 ushtarë si dhe janë rrëzuar 194 avionë dhe 155 helikopterë, ndërsa janë shkatërruar 1 077 tanke, 2 610 mjete të blinduara, 491 topa, 163 sisteme raketahedhëse dhe 81 sisteme të mbrojtjes ajrore që u përkasin rusëve”, thuhet në deklaratë.
Forcat ruse po ashtu kanë humbur 1 mijë 867 automjete, 10 anije dhe skafe dhe 303 mjete ajrore pa pilot (dronë).
Rruga Press