Ukraina: Kremlini po planifikon akte terroriste në Rusi për të fajësuar Kievin
“Shërbimet ruse të sigurisë po planifikojnë akte terrori në territorin e Rusisë për të kthyer opinionin publik kundër Ukrainës”, tha shefi i Ministrisë së Mbrojtjes në Ukrainë, Kyrilo Budanov.
“Minimi dhe hedhja në erë e ndërtesave të banimit, spitaleve dhe shkollave në qendrat e popullsisë ruse”, janë pjesë e planeve të tyre, tha Budanov, sipas agjencisë së lajmeve Interfax-Ukraine.
Ai gjithashtu tha se ushtria ruse po planifikon “sulme me raketa dhe bombardime në Belgorod, afër kufirit lindor të Ukrainës me Rusinë, ose një qytet të Krimesë, në jug të Ukrainës”.
Budanov vazhdoi duke thënë se ka mundësi që Rusia t’i portretizojë këto akte si “justifikim për brutalitetin kundër civilëve ukrainas” në Bucha, pranë kryeqytetit Kiev, dhe qytetit lindor Kramatorsk, shkruan BBC.
Ka pasur prova të mizorive të kryera kundër civilëve ukrainas në zonat e mbajtura më parë nga forcat ruse, duke përfshirë Bucha .
Ukraina gjithashtu ka akuzuar vazhdimisht trupat ruse se synojnë qëllimisht objektivat e civilëve në Ukrainë, siç është sulmi i së premtes në stacionin hekurudhor Kramatorsk me mbi 50 viktima dhe 100 të plagosur.
Rruga Press