Bota

Ukraina kërkon që KB e Kryqi i Kuq të hetojnë vrasjen e të burgosurve të luftës në Donetsk

Ukraina ka bërë thirrje që Kombet e Bashkuara dhe Kryqi i Kuq të lejohen të hetojnë vdekjen e më tepër se 50 të burgosurve ukrainas të luftës në një sulm në territorin e okupuar, raporton BBC.

Kryqi i Kuq ka kërkuar qasje në burg për të ndihmuar evakuimin dhe trajtimin e të lënduarve.

Ukraina dhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulmin në kamp.

Në një video ruse shihen rrënoja dhe trupa të pajetë.

Lexo më shumë  Liberalët sllovenë të kryeministrit Golob fitojnë zgjedhjet, por humbasin shumicën në parlament

Mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur në kampin-burg në Olenvika, që kontrollohet nga separatistët rus në Donetsk.

Ukraina ka thënë se kampi është sulmuar nga Rusia në tentim për të shkatërruar dëshmitë e torturës dhe vrasjeve. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka përshkruar këtë ngjarje si “krim lufte nga ana e Rusisë”.

Ndërkohë Rusia ka thënë se kampi është goditur nga raketat ukrainase.

Në mesin e të burgosurve që gjendeshin në kamp ishin edhe anëtarët e batalionit Azov, që u dorëzua në maj pas një rezistence të gjatë në Mariupol.

Lexo më shumë  Referendumi në Itali, pjesëmarrje rekord! Sipas projeksionit, italianët i thonë "Jo" Melonit për ndërhyrje në drejtësi

Daniil Bezsonov, zëdhënës i të ashtuquajturës Republika Popullore e Donetskut, ka thënë se raketa ka goditur direkt në baraka ku qëndronin të burgosurit.

Ndërkohë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se sulmi është bërë nga artileria amerikane Himars.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *