Bota

Ukraina kërkon nga NATO-ja vendim të “fuqishëm” në samitin e Uashingtonit

Ukraina dëshiron që NATO-ja të marrë vendim të “fuqishëm” në samitin e NATO-s në Uashington muajin e ardhshëm, pasi Kievi synon ta çojë përpara synimin e vet strategjik për t’iu bashkuar aleancës ushtarake, tha këshilltari për politikë të jashtme i presidentit Volodymyr Zelensky.

Ihor Zhovkva tha për Reuters se Kievi dëshiron që samiti i NATO-s të përfundojë me rezultate konkrete.

“Mendoj se samiti meriton ta ketë një vendim të fuqishëm, përfshirë për Ukrainën. Sepse, nëse i mungojnë vendimet e fuqishme për Ukrainën, samiti do të jetë i kotë”, tha ai në Kiev të hënën vonë.

Lexo më shumë  Forcat ruse kryen sulm me dron në Ukrainë pranë kufirit me Rumaninë, një fluturake dyshohet se shkeli hapësirën ajrore rumune – NATO ngriti katër aeroplanë në ajër

Ai nuk specifikoi se çfarë mendon se do të sillte një vendim i tillë.

Zelensky, ndërkohë, ka thënë se Kievi duhet të ftohet për t’iu bashkuar NATO-s në samitin e sivjetmë në Uashington, pasi dështoi të marrë ftesën në samitin e 2023-ës në Vilnius, pavarësisht lobimit.

Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg dhe Uashingtoni kanë thënë të dyja se nuk presin që 32 anëtarët e aleancës ta ftojnë Kievin për t’iu bashkuar asaj gjatë samitit që mbahet më 9-11 korrik.

Lexo më shumë  DW: Ekonomia gjermane nuk po del nga stanjacioni

Po,r Stoltenberg ka thënë se shpreson se samiti do të tregojë se Ukraina është duke lëvizur më afër anëtarësimit.

Aleatët kanë diskutuar për tekstin e mundshëm të deklaratës së samtit, i cili mund të dërgojë sinjal të tillë, duke deklaruar se rruga e Ukrainës drejt NATO-s është e “pakthyeshme”.

“Ne meritojmë vendim të fuqishëm. Për çdo vendim të NATO-s nevojitet pajtim. Të gjithë ne e dimë këtë, dhe ne e kuptojmë që mbase këtë herë, do të ketë pajtim përsëri në ditën e fundit para samitit”, tha Zhovkva.

Rruga Press

YouTube player