Bota

Ukraina kërkon nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ta ndalojë Rusinë

Përfaqësuesi i Kievit i ka bërë thirrje gjykatës së lartë të Kombeve të Bashkuara të hënën që të urdhërojë Rusinë të ndalojë pushtimin shkaërrues të Ukrainës.

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë po mban seancën në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës. Rusia ka refuzuar të marrë pjesë në seancën.

Përfaqësuesi i Ukrainës, Anton Korynevych, i ka kërkuar gjykatës që të ndalohet Rusia.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

“Rusia duhet të ndalohet dhe gjykata duhet të luajë një rol për të ndaluar atë”, ka thënë Korynevych.

Ukraina i ka kërkuar gjykatës që të urdhërojë Rusinë që “menjëherë të pezullojë operacionet ushtarake” të lansuara më 24 shkurt.

Rusia kishte thënë se ky sulm është për të parandaluar dhe ndëshkuar gjenocidin në rajonet separatiste të Luhanskut dhe Donetzkut që gjenden në lindje të Ukrainës.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Korynevych ka thënë se pretendimet e Moskës për gjenocid janë gënjeshtra të tmerrshme.

“Fakti se ulëset e Rusisë janë të zbrazëta flet shumë zëshëm. Nuk janë këtu në këtë Gjykatë të Drejtësisë. Janë në fushëbetejë duke bërë luftë agresive kundër shtetit tim”, tha Korynevych.

Vendimi ndaj kërkesës së Ukrainës pritet të merret brenda pak ditëve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *