Ukraina kërkesë Kinës: Dënoni barbarizmin e Rusisë
Ukraina i ka bërë thirrje Kinës që ta dënoj agresionin rus si dhe t’i bashkohet Përendimit në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.
Këtë e ka bërë këshilltari presidencial urkainas, Mykhailo Podolyak, i cili po ashtu i ka kërkuar Kinës të mbajë distancë diplomatike nga ky konflikt.
Podolyak ka shkruar në Twitter se “Kina mund të jetë një element i rëndësishëm në sistemin global të sigurisë, nëse merr vendimin e duhur të mbështesë koalicionin e vendeve të civilizuara dhe të dënojë barbarizmin e Rusisë”.
Shumë vende të botës janë bashkuar dhe i kanë vendosur Rusisë sanksione, mirëpo Kina nuk ka dhënë një qëndrim të qartë për këtë çështje.
Në anën tjetër edhe presidenti amerikan, Joe Biden e paralajmëroi presidentin e Kinës, Xi Jinping se nëse e mbron Rusinë do t’i mbajë pasojat.
Rruga Press