Bota

Ukraina i tregon çekëve ‘trofetë’ e luftës/ Shfaqen në Pragë pajisjet ushtarake ruse të kapura në fushëbetejë

Pajisjet ushtarake ruse të kapura nga forcat e armatosura ukrainase janë ekspozuar në kryeqytetin çek, Pragë.

Shfaqja e trofeve të luftës, siç i konsiderojnë ata, ku përfshihet një tank i dëmtuar T-90, sistemi i mbrojtjes ajrore Buk dhe Howitzer Msta, u zbulua në Letna Plain, një hapësirë e madhe e hapur, pak larg nga Kështjella e Pragës.

Lexo më shumë  NATO vendos dy anije në Detin Baltik mes shqetësimeve për "flotën fantazmë" të Rusisë

“Kjo ekspozitë dëshmon se sa jetike është mbështetja nga vendet partnere për ne”, tha ministri i Punëve të Brendshme të Ukrainës, Denys Monastyrsky për BBC-në përmes emailit pas hapjes së ekspozitës.

Ai ka thënë se propagandës ruse i pëlqen të trembë njerëzit se tanket e saj mund të arrijnë në Pragë, Berlin ose Paris.

Ekspozita e organizuar nga ministria e tij, përmban gjithashtu raketa dhe predha të çaktivizuara që kanë rënë mbi qytetet ukrainase që nga fillimi i luftës së Rusisë kundër vendit në shkurt.

Lexo më shumë  A do të jetë viti 2025 kur ekonomia ruse të ngrihet përfundimisht nga sanksionet?

“Me këtë ekspozitë ne shpresojmë të tregojmë edhe një herë tmerret e luftës që agresioni rus i ka sjellë Ukrainës”, tha zëdhënësja e ambasadës ukrainase Tetiana Okopna.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *