Ukraina i shkatërron Rusisë urën kyçe
Ukraina ka shkatërruar një urë me rëndësi strategjike mbi lumin Seym, ndërsa vazhdon inkursionin në rajonin Kursk të Rusisë.
Ura përdorej nga Kremlini për të furnizuar trupat e tij dhe shkatërrimi i saj mund t’i pengojë përpjekjet e Rusisë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se trupat e tij po forconin pozicionet në Kursk, ndërsa ka lënë të kuptohet se territoret e kapura ruse mund të shkëmbehen me rajonet ukrainase të okupuara nga Moska, raportoi BBC.
Tashmë në javën e dytë, inkursioni i Ukrainës brenda Rusisë është më i thelli i saj që kur Moska nisi pushtimin mbi dy vjet më parë.
Operacioni i Ukrainës ka rezultuar në largimin e mbi 120,000 njerëzve nga rajonet ruse.
Megjithatë, Kievi vazhdimisht ka mbrojtur qëndrimin se nuk dëshiron ta okupojë Rusinë.
Rruga Press