Ukraina i kërkon UNESCO-s statusin e Trashëgimisë Botërore për zonën e Çernobilit
Ukraina ka kërkur të marrë statusin e Trashëgimisë Botërore nga UNESCO për vendin ku ka ndodhur aksidenti më i madh bërthamor në botë.
Në qytetin fantazmë të Pripyat dhe qyetin e tij fqinj më të njohur Çernobilin, shumë vizitorë enden mes ndërtesave dhe rrugëve ku mijëra persona mbetën të evakuuar mbi tre dekada më parë.
“Zona e Çernobilit është një pikë referimi me famë botërore”, tha Maksym Polivko gjatë një turi në qytetin tashmë të ngrirë nga i ftohti.
“Por sot kjo zonë nuk ka akoma asnjë status zyrtar”, tregoi ai, ndërsa shtoi se shumë shpejt kjo mund të ndryshojë nën iniciativën e qeverisë për ta përfshirë Çernobilin në listën e trashëgimisë së UNESCO-s.
Zyrtarët shpresojnë se njohja e saj nga agjencia e OKB-së do të nxisë turizmin në vend dhe nga ana tjetër do të forcojë përpjekjet për të ruajtur ndërtesat antike dhe të vjetra afër asaj zone.
Shpërthimi në reaktorin e katërt në termocentralin bërthamor në Prill të vitit 1986 bëri që disa pjesë të Ukrainës dhe një pjesë e Bjellorusisë të prekeshin rëndë nga radiacioni.
Autoritetet ukrainase thonë se kjo zonë nuk mund të jetë e sigurt për jetësë për të paktën 24,000 vjet të tjera.