Bota

Ukraina i bën thirrje Kinës të dënojë barbarizmin e Rusisë

Ukraina i ka bërë thirrje Kinës që ti bashkohet Perëndimit duke dënuar pushtimin rus, pasi ky vend mëton të mbajë një lloj distance diplomatike nga kjo luftë.

“Kina mund të jetë element i rëndësishëm në sistemin e sigurisë globale, kuptohet nëse merr vendimin e duhur – duke mbështetur koalicionin e vendeve të civilizuara dhe ta dënojë barbarizmin e Rusisë”, tha këshilltari i presidentit ukrainas, Mykhailoo Podolyak.

Lexo më shumë  Biden publikon foton e fundit si president i SHBA-së: Edhe një foto të fundit, të duam Amerikë

Kina kishte vendosur të abstenoj në Kombet e Bashkuara gjatë votimit ku dënohej pushtimi rus, e zyrtarët amerikanë së fundmi kanë thënë se Kina ka sinjalizuar një lloj gatishmërie për t’i ofruar asistencë ushtarake Rusisë.

Në një bisedë telefonike prej afro dy ore që e zhvilluan presidenti kinez Xi Jingping dhe presidenti amerikan Joe Biden, ky i fundit ka thënë se çfarëdo mbështetje që i ofrohet Rusisë nga Pekini do të ketë kosto.

Lexo më shumë  Revizionizmi dhe dezinhibimi: Perandoria e Trumpit në Doktrinën Marco Rubio

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *