Bota

Ukraina godet sërish tubacionin rus të naftës, “Druzhba”

Ukraina goditi tubacionin e naftës “Druzhba” në rajonin e Tambovit në Rusi qendrore, tha këtë të mërkurë një burim pranë shërbimit ushtarak të inteligjencës së Ukrainës (GUR).

Sipas raportimeve, bëhet fjalë për sulmin e pestë ukrainas ndaj tubacionit, i cili furnizon me naftë ruse Hungarinë dhe Sllovakinë.

Hungaria dhe Sllovakia vazhdojnë të furnizohen me produkte energjetike nga Rusia, edhe pasi vendet e tjera të Bashkimit Evropian ndërprenë lidhjet pas pushtimit të Ukrainës në 2022.

Mediat ukrainase raportuan se sulmi u realizua me eksploziv të aktivizuar në distancë përmes telekomandës.

Lexo më shumë  Politico: Rusia krijon kampe trajnimi në Serbi dhe Bosnje për agjentë sabotazhi në Evropë

Kompanitë menaxhuese sllovake të tubacionit dhe kompania hungareze e naftës dhe gazit njoftuan më vonë sot se furnizimi përmes tubacionit “Druzhba” po vazhdon normalisht. Nuk pati komente nga ana e Rusisë.

Ndërkohë, Ukraina kishte sulmuar tubacionin një herë në mars, dy herë në gusht dhe një herë në shtator të këtij viti.

Kievi tha se sulmet ndaj objektivave energjetike janë përgjigje ndaj sulmeve të vazhdueshme të Rusisë në Ukrainë dhe synojnë të dobësojnë përpjekjet e përgjithshme ushtarake të Moskës.

Lexo më shumë  Momçilo Gajiq, udhëheqësi i grupit serb që shkaktoi trazira në Evropë me urdhër të inteligjencës ruse – strehohet në Moskë
YouTube player