Lajme

Ukraina furnizohet përsëri me dronë, fluturuan mbi Shqipëri, mes Ersekës, Beratit dhe Fierit

Ukraina ka marrë sërish dronë turq TB2 gjatë ditës së djeshme, të cilët po rezultojnë funksionalë ndaj ushtrisë ruse gjatë luftës së ashpër që po zhvillohet në vend.

Një avion gjigant AN-124 fluturoi fillimisht nga aeroporti i Leipzigut në Gjermani për në Poloni dhe nga andej u nis për në Stamboll për të ngarkuar dronët.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Avioni shmangu hapësirën ajrore të Hungarisë, të cilët po mbajnë një qendrim jo si të BE-së në raport me Rusinë dhe u nis nga Polonia për në Sllovaki, kurse më pas në Austri, Slloveni, në Adriatik, për të fluturuar më pas mbi Shqipëri dhe përmes Greqisë u fut në hapësirën ajrore turke për të zbritur në Stamboll.

AN-124 bëri të njëjtën rrugë në kthim duke fluturuar sërish në zonën mes Ersekës, Beratit dhe Fierit për të dalë më pas në Adriatik ku u kthye djathtas për në veri.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *