Bota

“Ukraina është vetëm fillimi”, Pistorius nga parlamenti lituaniez: Siguria juaj është edhe jona

Ukraina është vetëm fillimi. Është ky paralajmërimi që ka dhënë Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius gjatë një fjalimi të mbajtur në Parlamentin e Lituanisë. Zyrtari i lartë gjerman përdori paraqitjen e tij në, parlamentin e Lituanisë, për të përshkruar vijat e përgjithshme të situatës së politikës së sigurisë.

Boris Pistorius paralajmëroi për ambiciet e presidentit rus Vladimir Putin të cilat shtrihen përtej Ukrainës.

“Kur Rusia pushtoi Ukrainën, ajo filloi një luftë kundër lirisë, stabilitetit dhe paqes sonë. Për shkak të “dëshirës së tij perandorake për të rivendosur hegjemoninë ruse mbi pjesë të mëdha të Evropës Lindore dhe Qendrore”, Putini po rrit me shpejtësi prodhimin e tij të armëve dhe po përmirëson në mënyrë dramatike forcat e tij të armatosura. E gjithë kjo nuk lë asnjë dyshim: për Rusinë, Ukraina është vetëm fillimi. Armiku i vërtetë i Putinit është mënyra jonë e lirë dhe e pavarur, e jetesës demokratike”, tha Pistorius, raporton A2.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Qeveria federale gjermane i ka premtuar partnerit të saj të NATO-s se do të dërgojë një grup luftarak të gatshëm për luftim në Lituani. Sipas Pistorius, aleatët mund të prisnin të njëjtën gjë sot siç përjetoi Gjermania dikur. 

“Siguria juaj është siguria jonë. Ushtarët tanë do të qëndrojnë krah për krah me Forcat e Armatosura të Lituanisë, të gatshëm për të mbrojtur këtë vend. Ky është angazhimi ynë i palëkundur”, shtoi ai.

Ukraina, tha Pistorius në parlamentin e Lituanisë, ishte një thirrje zgjimi, “ndoshta e fundit që kemi marrë”.

Prej kohësh Gjermania është kthyer në qendrën e politikave ushtarake pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Presidenti i SHBA Joe Biden ka njoftuar se do të thërrasë një samit të nivelit të lartë të 50 aleatëve të Ukrainës në Gjermani muajin e ardhshëm.

YouTube player