Bota

Ukraina e zmbraps një sulm rus me dronë në Harkiv

Ukraina ka thënë se i ka rrëzuar të gjithë 29 dronët kamikazë, të llojit Shahed, me të cilën Rusia e sulmoi Harkivin mëngjesin e së hënës.

Forcat e Armatosura të Ukrainës thanë se Rusia e lëshoi edhe një raketë balistike Iskandar-M, por nuk treguan nëse ajo është zmbrapsur.

Ky sulm u mbraps një ditë pasi 11 njerëz u vranë nga sulmet ruse në ofensivën e Moskës në rajonin e Harkivit, sipas zyrtarëve.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Cak i sulmeve me dronë ishin edhe rajonet Odesa, Mikolaiv, Poltava dhe Lviv, sipas Forcave të Armatosura.

Gjashtëmbëdhjetë dronë u rrëzuan mbi rajonin lindor Mikolaiv, ku një shtëpi banimi u kaplua nga flaka si pasojë e copëzave të dronëve të rrëzuar, tha guvernatori i këtij rajoni.

Tre dronë të tjerë u rrëzuan mbi rajonin perëndimor Lviv, ku nuk u raportua për dëme nga zyrtarët lokalë.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Këtë pranverë, Rusia i ka rritur sulmet me dronë dhe raketa nëpër Ukrainë, duke i shkaktuar dëme të mëdha infrastrukturës së saj energjetike.

Forcat ukrainase i rrëzuan të gjithë 90 dronët e llojit Shahed që Rusia i lëshoi në javën e fundit, tha zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Dmytro Lykhoviy.

Rruga Press

YouTube player