Ukraina e palëkundur për të kthyer Krimenë
Nga Associated Press
Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, ndërkaq në luftën aktuale ka zgjeruar prezencën në këtë territor. Që prej këtij viti janë kryer sulme kundër ushtrisë ruse, për të cilat Kremlini ka fajësuar Ukrainën. Qeveria në Kiev nuk ka marrë përgjegjësi për sulmet, por ka mirëpritur përpjekjet për të dëbuar rusët nga Krimeja.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës ka thënë se shteti i tij nuk do të lëkundet nga kërkesa që Rusia të tërheqë forcat nga Krimeja dhe nga të gjitha pjesët e Ukrainës që Moska i ka aneksuar jashtëligjshëm. Ministri ukrainas, Dmytro Kuleba, ka thënë se vetëm kështu mund të arrihet fundi i luftës në Ukrainë.
Duke e cilësuar konfliktin në Ukrainë si “plagë në mes të Evropës”, ministri i Jashtëm, Kuleba, ka thënë se gjithë territori i shtetit të tij duhet të trajtohet barabar në përballjen me Kremlinin pas nisjes së pushtimit para 13 muajsh.
“Jemi të bashkuar nga parimet e Kombeve të Bashkuara dhe ndajmë të njëjtën bindje se Krimeja është Ukrainë dhe se do të kthehet në kontrollin e Ukrainës”, ka thënë Kuleba.
“Çdoherë kur dëgjoni ndokënd nga çdo kënd i botës se Krimeja është disi e veçantë dhe nuk duhet t’i kthehet Ukrainës, si çdo pjesë tjetër e territorit tonë, duhet të dini një gjë: Ukraina kategorikisht nuk pajtohet me këto qëndrime”, ka thënë Kuleba në Konferencën e Sigurisë për Detin e Zi që është mbajtur në Bukuresht të Rumanisë.
Rusia aneksoi Krimenë në vitin 2014, ndërkaq në luftën aktuale ka zgjeruar prezencën në këtë territor. Që prej këtij viti janë kryer sulme kundër ushtrisë ruse, për të cilat Kremlini ka fajësuar Ukrainën. Qeveria në Kiev nuk ka marrë përgjegjësi për sulmet, por ka mirëpritur përpjekjet për të dëbuar rusët nga Krimeja.
Kremlini dëshiron që Kievi të pranojë sovranitetin rus mbi Krimenë dhe të njohë aneksimin e provincave ukrainase të Donetskut, Khersonit, Luhanskut dhe Zaporizhzhias.
Ukraina ka refuzuar këto kërkesa dhe nuk do të nisë bisedimet me Rusinë derisa ushtria ruse të tërhiqet nga territoret e pushtuara. Ani pse nuk ka shenja për bisedime të mundshme të paqes, dy shtetet shpesh kanë shkëmbyer të burgosurit dhe kanë arritur marrëveshje për eksportin e grurit ukrainas nga Deti i Zi. Kjo marrëveshje ka ndihmuar që të lehtësohet furnizimi me ushqim, sidomos për shtetet në Afrikë, Lindje të Mesme dhe Azi.
Marrëveshja e arritur nga OKB-ja dhe Turqia në muajin korrik është delikate dhe ka qenë cak i kërcënimeve të njëpasnjëshme nga Moska se dëshiron t’i japë fund asaj.
Në mosmarrëveshjen e fundit Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë të enjten se asnjë diskutim rreth zgjatjes së marrëveshjes së grurit të Detit të Zi përtej 18 majit nuk do të zhvillohet derisa të arrihet përparim drejt zgjidhjes së atyre që i quajti “pesë problemet sistematike” që kanë rezultuar nga sanksionet ndaj Rusisë për shkak të luftës.
Ministria ruse në një deklaratë ka thënë se këto çështje po rilidhnin Bankën Bujqësore Ruse në pronësi shtetërore me sistemin bankar ndërkombëtar SWIFT; rifillimi i furnizimeve në Rusi me makineri bujqësore, pjesë këmbimi dhe shërbime; heqjen e kufizimeve për sigurimet dhe risigurimet dhe ndalimin e qasjes në porte; rivendosja e funksionimit të tubacionit të amoniakut Tolyatti-Odesa; dhe zhbllokimin e aseteve dhe llogarive të huaja të kompanive ruse që lidhen me prodhimin dhe transportin e ushqimit dhe plehrave.
Rruga Press