Bota

Ukraina: Do të pranojmë zhvillimin e negociatave vetëm nëse Rusia tërheq trupat

Një zyrtar i lartë ukrainas përjashtoi mundësinë e bisedimeve të paqes me Moskën sot nëse Rusia nuk tërhiqet nga Ukraina, duke përsëritur qëndrimin e Kievit përpara një konference ndërkombëtare.

“Për legjitimitetin e politikës ndërkombëtare dhe sigurinë reale të botës, lufta duhet të përfundojë me një fitore për Ukrainën,” tha Mykhailo Podoliak, këshilltar politik i Presidentit Volodymyr Zelensky, në një postim në Twitter.

Lexo më shumë  Foshnja palestineze ngrin për vdekje në Gaza, ndërsa Izraeli vazhdon të bllokojë ndihmat

“Negociatat mund të fillojnë kur Rusia të tërheqë trupat e saj nga territori i Ukrainës. Opsionet e tjera vetëm i japin Rusisë kohë për t’u rigrupuar dhe rifilluar armiqësitë në çdo kohë.”

Kancelari gjerman Olaf Scholz, presidenti francez Emmanuel Macron dhe nënpresidentja e SHBA-së Kamala Harris janë ndër zyrtarët e rangut të lartë që po marrin pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih.

Lexo më shumë  Starmer: 2.8 miliardë eurot e ngrira të Abramovichit do të shkojnë për ndihmë në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *