Bota

Ukraina do të mobilizojë meshkujt që jetojnë jashtë

Ushtria ukrainase ka nevojë për më shumë ushtarë. Për presidentin ukrainas, Zelensky një çështje “delikate”. Ministri i Brendshëm ukrainas, Umjerov synon tani të tërheqë në ushtri qytetarë që jetojnë jashtë.

Humbjet në luftime janë të larta, shumë luftëtarë në betejën për të mbrojtur Ukrainën nga pushtimi i Rusisë janë në kufijtë e rraskapitjes. Ushtrisë ukrainase i mungojnë ushtarë. Në kërkim për ata që mund të shërbejnë në ushtrinë e vendit, ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, Rustem Umjerov do të marrë në shërbim edhe meshkuj ukrainas që jetojnë jashtë. Ukrainasve nga mosha 25 deri në 60 vjeç që jetojnë në Gjermani dhe vende të tjera do t’u kërkohet që të regjistrohen në qendrat e rekrutimit të forcave të armatosura. Këtë e bëri të ditur ministri Umjerov në një intervistë me gazetën gjermane, “Bild”, “Welt TV” dhe “Politico”.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Umjerov bëri fjalë për një ftesë, por nga ana tjetër bëri të qartë, se mund të ketë sanksione, nëse dikush nuk i përgjigjet thirrjes. “Ne po e diskutojmë ende, se çfarë mund të ndodhë, nëse ata nuk vijnë vullnetarisht”, tha ministri i Mbrojtjes së Ukrainës.

Ushtria ukrainase synon të mobilizojë 450.000 deri në 500.000 ushtarë për të përballuar invazionin rus. Kushtet financiare dhe politike të mobilizimit ende nuk janë zgjidhur. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski e kishte cilësuar më parë mobilizimin “një çështje shumë të ndjeshme”. Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Umjerov është shprehur, se rëndësi ka drejtësia. Në të ardhmen për të prekurit duhet të jetë e qartë, se si duhet të trajnohen dhe të pajisen, ku dhe kur do të shërbejnë dhe kur do të lirohen nga shërbimi.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Arrati dhe korrupsion

Mijëra meshkuj ukrainas i kanë ikur shërbimit ushtarak në vend. Megjithëse kontrollet në kufi janë të rrepta, pasi policia kontrollon automjetet dhe trenat. Rregullisht në kufirin e gjelbër kapen meshkuj në arrati. Po ashtu në vend janë bërë të njohura edhe shumë raste, kur meshkuj në moshë të shërbimit ushtarak paguajnë para për të marrë ekspertiza që të lirohen nga shërbimi ushtarak. /DW

YouTube player