Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë ushtarët e burgosur, ja numri i tyre
Ministria e mbrojtjes e Ukrainës ka thënë se kanë kryer operacionin e shkëmbimit të ushtarëve të kapur rob. Ai tha se 144 ushtarë ukrainas, përfshirë luftëtarët që ishin në fabrikën e çelikut në Mariupol, Azovstal, janë liruar duke u shkëmbyer me ushtarë të burgosur të Rusisë.
“Nga 144 të liruarit, 95 janë mbrojtës të Azovstalit,” – tha ministria në një deklaratë.
Diku tjetër, kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut, Denis Pushilin, shkroi në Telegram: “Sot po kthejmë në shtëpi 144 luftëtarë të Republikës Popullore të Donjeckut dhe Federatës Ruse, të cilët u kapën nga armiku. Ne i dorëzuam Kievit të njëjtin numër të burgosurish nga njësitë e armatosura ukrainase, shumica e të cilëve ishin të plagosur”.
©Rruga Press