Ukraina dhe Rusia, çfarë ka ndodhur deri tani
Rusia ka nisur në orët e hershme të mëngjesit ofensivën ndaj Ukrainës.
Më poshtë të gjitha gjërat që kanë ndodhur deri tani dhe çfarë pritet të ndodhë në mes të këtij konflikti.
* Forcat ruse qëlluan me raketa në disa qytete në Ukrainë dhe zbarkuan trupa në brigjet e saj të enjten, thanë zyrtarët dhe mediat, pasi presidenti Vladimir Putin autorizoi atë që ai e quajti një operacion të posaçëm ushtarak në lindje.
* Putin thotë se qëllimi i tij është të çmilitarizojë dhe ‘denazifikojë’ Ukrainën.
* Trupat ruse sulmuan Ukrainën nga Bjellorusia, si dhe nga Rusia dhe nga Krimea e aneksuar, tha shërbimi i rojes kufitare të Ukrainës. Ministria ruse e mbrojtjes tha se sulmet e saj ajrore nuk kishin në shënjestër qytete.
* Të shtëna me armë zjarri u dëgjuan pranë kryeqytetit të Ukrainës, Kiev. Ukraina tha se Rusia po bombardonte në të gjithë Ukrainën deri në rajonin perëndimor të Lvivit.
* Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje liderëve botërorë që të vendosin të gjitha sanksionet e mundshme, duke thënë se Putin donte të shkatërronte shtetin ukrainas.
* Bashkimi Evropian do të vendosë sanksione të reja, duke ngrirë asetet ruse, duke ndalur aksesin e bankave të saj në tregun financiar evropian dhe duke synuar “interesat e Kremlinit” mbi “sulmin e tij barbar”, thanë të enjten zyrtarë të lartë.
* Presidenti i SHBA-së, Joe Biden. tha se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre do të vendosin “sanksione të rënda” ndaj Rusisë.
* Vendet e Evropës Qendrore filluan përgatitjet për të pritur qindra mijëra njerëz që po largoheshin nga Ukraina.
* Moldavia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme. Dhjetëra vetura ishin në radhë në kufirin e saj me Ukrainën, sipas faqeve të mediave moldave.
* Rusia pezulloi lëvizjen e anijeve tregtare në detin Azov, por i mbajti portet e saj në Detin e Zi të hapura për lundrim, thanë zyrtarët e saj dhe pesë burime të industrisë së grurit.
* Ukraina i kërkoi Turqisë që të mbyllë ngushticat e Bosforit dhe Dardaneleve për anijet ruse, tha ambasadori i Ukrainës në Ankara.
NGJARJET E ARDHSHME
* Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të takohet me homologët e tij të G7 herët të enjten për të hartuar masa më të ashpra kundër Rusisë pasi Putin filloi atë që Biden e quajti “një luftë të paramenduar” kundër Ukrainës.
* Liderët e Bashkimit Evropian do të diskutojnë një paketë të mëtejshme sanksionesh ndaj Rusisë në një takim urgjent më vonë të enjten, tha BE në një deklaratë.
* Ambasadorët e NATO-s do të mbajnë një takim urgjent të enjten.
Rruga Press

