Ukraina dhe BE-ja diskutojnë për parandalimin e krizës globale për ushqim
Ukraina dhe Bashkimi Evropian kanë diskutuar marrjen e masave të menjëhershme për të zhbllokuar portet e Ukrainës për eksportet e grurit, pasi bllokada ruse e porteve të Ukrainës në Detin e Zi i ka detyruar eksportuesit e saj të drithit të kërkojnë alternative për të lëvizur ngarkesën e tyre.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se ai diskutoi parandalimin e një krize globale ushqimore të shkaktuara nga veprimet agresive të Rusisë, gjatë bisedimeve me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel në vizitën e tij në Odesa të hënën.
Para luftës, Ukraina eksportonte 4.5 milionë tonë prodhime bujqësore në muaj përmes porteve të saj, 12 për qind të grurit në botë, 15 për qind të misrit dhe 50 për qind të vajit të lulediellit, shkruan agjencia e lajmeve AFP.
Por, pushtimi ka gjymtuar kapacitetin e saj të eksportit, me Rusinë që shkatërroi infrastrukturën e transportit dhe bllokoi Odesën, portin kryesor për eksportet e grurit.
“Në portin e Odesas, kamë parë kapanone plot me drithë, grurë dhe misër gati për eksport”, tha Michel.
“Ky ushqim është shumë i nevojshëm është bllokuar për shkak të luftës ruse dhe bllokadës së porteve të Detit të Zi, duke shkaktuar pasoja dramatike për vendet e cenueshme. Ne kemi nevojë për një përgjigje globale”, shtoi ai.
Rruga Press