Ukraina deklaron përparime të tjera ushtarake rreth Kievit
Trupat ukrainase kanë rimarrë mbi 30 qytete dhe vendbanime nga forcat ruse në rajonin e Kievit, tha të shtunën këshilltari presidencial Oleksiy Arestovychi.
Por ndërsa forcat ukrainase mund të kenë rimarrë më shumë territor pranë kryeqytetit, luftime më intensive do të zhvillohen në zona të tjera të vendit, tha ai për televizionin lokal.
“Le të mos kemi iluzione – ka ende beteja të rënda përpara për jugun, për Mariupolin, për lindjen e Ukrainës,” tha Arestovychi.
Tashmë ka kaluar një javë që kur zyrtarët ushtarakë rusë njoftuan planin e tyre për të rifokusuar pushtimin në “çlirimin” e rajonit të Donbasit në Ukrainën lindore.
Rruga Press