Bota

Ukraina bën bilancin: Kemi vrarë mbi 32 mijë rusë që nga fillimi i luftës

Ukraina ka publikuar shifrat e përditësuara të humbjeve ushtarake ruse që prej fillimit të Luftës Rusi-Ukrainë, 24 shkurt. Sipas zyrtarëve ukrainas, ushtria e tyre ka vrarë më 32.050 rusë.

Kjo është bërë e ditur nga Shtabi i Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, shkruan skynews.

Sipas raportit të ushtrisë, Ukraina ka shkatërruar 1.419 tanke, 3.446 automjete të blinduara, 712 sisteme artilerie, 222 raketahedhës, 97 sisteme të mbrojtjes kundërajrore.

Lexo më shumë  Ukraina qëlloi depo municionesh me sistemin amerikan ATACMS

Gjithashtu, forcat ukrainase kanë shkatërruar 207 avionë, 178 helikopterë dhe 503 dronë.

Rreth 10,000 ushtarë ukrainas janë vrarë në luftë që nga fillimi i pushtimit rus në fund të shkurtit. Këshilltari presidencial Oleksiy Arestovych, në një intervistë në mediat sociale, tha se Ukraina në 100 ditët e para të luftës kishte humbur rreth 10 mijë trupa.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *