Ukraina bën bilancin e humbjeve të armikut: 33,700 ushtarë rusë të vrarë në qershor
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës thotë se Rusia humbi të paktën 33,700 ushtarë. Kështu bën me dije Kievi zyrtar, teksa rendit disa nga humbjet e armikut në betejë, Rusisë.
Po ashtu raportohet se janë goditur tre avionë ushtarakë, 352 tanke, 1,758 automjete dhe 58 sisteme të mbrojtjes ajrore në qershor.
Kujtojmë se Rusia ka nisur një sulm ushtarak në Ukrainë, që e cilëson si operacion special, dy vite më parë, luftë që ka marrë jetën e shumë civilëve të pafajshëm.
Rruga Press