Bota

Ukraina avancon në Bakhmut, ushtria ruse tërhiqet

Pas disa muajsh luftime të ashpra, Ukraina ka rimarrë terrenin në Bakhmut. Lajmi është bërë i ditur në një deklaratë zyrtare të lëshuar nga Kievi zyrtar, një përparim i rrallë ky pas arritjeve  të vazhdueshme ruse në qytetin lindor.

Konkretisht, forcat ukrainase raportohet se kanë përparuar 2 kilometra në një javë, ndërsa rusia nga ana tjetër, ka njoftuar se trupat e saj ishin rigrupuar në një zonë.

Edhe pse ky është cilësuar si një zhvillim i rëndësishëm por ecurinë betejës në këtë zonë, ku pretendimet për një kundërofensive të paparalajmëruar të jetë në rritje.

Lexo më shumë  Ukraina thotë se ka goditur një depo nafte dhe një stacion radari në Rusi

Ato që shton më shumë dyshimet për një kundërofensivë të mundshme janë dy shpërthimet të raportuar në Luhanskun e pushtuar nga Rusia.

Imazhet e postuara në mediat sociale, të verifikuara nga media britanike BBC, tregojnë një shtëllungë të madhe tymi të zi që ngrihet nga qyteti, i cili shtrihet rreth 90 kilometra prapa vijës së frontit në Ukrainën lindore.

Zyrtarët e emëruar nga Kremlininjoftuan se gjashtë fëmijë në Luhansk u plagosën në një sulm me raketa së bashku me parlamentarin rus ViktorVodolatsky. Autoritetet rus  kanë fajësuar Kievin për sulmin.

Lexo më shumë  Shefi i shërbimit sekret britanik paralajmëron: Rusia po kryen fushatë sabotuese në Evropë

Mirëpo, referuar analistëve, Luhansku është përtej mundësive të raketave Himars, ku Ukraina është mbështetur më parë për sulme kundër objektivave ruse.

Një zyrtar i lartë ushtarak amerikan ka njoftuar për mediat amerikane se forcat ukrainase po përgatiteshin për një kundërofensivë të madhe duke goditur objektiva si depot e armëve, qendrat e komandës dhe sistemet e blinduara dhe artilerie.

Megjithatë në një intervistë për BBC, presidenti i Ukrainës, Volodymir Zelenky deklaroi se nuk janë ende gati për një kundërofensivë pasi u nevojiten më shumë pajisje luftarake nga perëndimi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *