Bota

Ukraina akuzon Rusinë se ka deportuar me forcë më shumë se 2000 fëmijë

“Forcat ruse deportuan me forcë 2,389 fëmijë nga Donetsk-u dhe Luhansk-u në Ukrainë, tha Ministria e Punëve të Jashtme të Ukrainës në një deklaratë të hënën.

“Veprime të tilla janë një shkelje e rëndë e të drejtës ndërkombëtare, në veçanti e ligjit ndërkombëtar humanitar”, thuhet në deklaratë.

UNICEF komentoi raportet e fundit të martën dhe ngriti shqetësime, megjithëse vuri në dukje se nuk janë qenë në gjendje t’i verifikojnë ato në mënyrë të pavarur.

Lexo më shumë  Meloni nën hetim për shpërdorim detyre, akuzohet se liroi komandatin libian që kërkohej nga Gjykata e Hagës

“Rrëmbimi i fëmijëve gjatë kohës së luftës është një nga gjashtë shkeljet më të rënda ndaj fëmijëve në konflikt dhe është i ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar humanitar”, tha zëdhënësi i UNICEF-it, James Elder.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *