Uncategorized

Ukraina akuzon Rusinë se ia ka bllokuar hyrjen në dy dete

Ukraina ka akuzuar Rusinë se po përpiqet ta bllokojë hyrjen e saj në det, ndërsa Rusia përgatitet për stërvitjet detare javën e ardhshme.

Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba ka thënë se Deti Azov është plotësisht i bllokuar dhe Deti i Zi është pothuajse plotësisht jashtë sistemit.

Rreth 100,000 trupa ruse janë vendosur tashmë pranë kufijve tokësorë të Ukrainës.

Lexo më shumë  RT Serbia me raportim tendencioz dhe të pavërtetë për aktakuzën e shpërthimit në Ibër-Lepenc

Kjo vjen pasi Rusia dhe Bjellorusia filluan 10 ditë stërvitje të përbashkëta ushtarake pranë kufirit Bjellorusi-Ukrainë.

Bjellorusia është një aleat i ngushtë i Rusisë dhe ka një kufi të gjatë me Ukrainën.

Ndërkohë, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka thënë të enjten se Evropa përballet me krizën e saj më të madhe të sigurisë në dekada.

Stërvitjet detare të Rusisë do të zhvillohen javën e ardhshme në dy detet në jug të Ukrainës, Detin e Zi dhe Detin Azov. Rusia ka lëshuar paralajmërime bregdetare duke përmendur ushtrimet e gjuajtjes me raketa dhe armë zjarri.

Lexo më shumë  RT Serbia me raportim tendencioz dhe të pavërtetë për aktakuzën e shpërthimit në Ibër-Lepenc

Ministria e Jashtme e Ukrainës tha se “zona e paprecedentë e gjerë ku do të kryhen manovrat e bën lundrimin në të dy detet praktikisht të pamundur” dhe Ministri i Mbrojtjes Oleksiy Reznikov shkroi në Tëitter se ujërat ndërkombëtare të dy deteve ishin bllokuar nga Rusia.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *