Ujësjellësi ‘Prishtina: Shpenzojeni racionalisht ujin e pijes

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka kërkuar nga qytetarët që të shpenzojnë racionalisht ujin e pijshëm.
Sipas Kompanisë së Ujësjellësit, niveli i ujit në liqenin e Badocit është 638.38 m mbi nivelin e detit ose -11.47 m nën nivelin e kapërderdhjes.
Ndërsa në Batllavë është 628.75 m mbi nivelin e detit ose -6.25 m nën nivelin e kapërderdhjes.
Rruga Press