Sport

UEFA konfirmon se “kërcënimi” i Serbisë për tërheqje nga Euro 2024 nuk ishte real

UEFA ka vendosur për procedurë disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Shqipërisë dhe asaj të Kroacisë para se nga federata serbe të lëshonin “kërcënimin” se do të tërhiqen nga Evropiani nëse nuk do të ketë masa ndaj Shqipërisë e Kroacisë.

Një zyrtar i UEFA-s i ka thënë “The Times” se Federata serbe ishte në kontakt, por nuk bëri asnjë kërcënim për largim nga Euro. Edhe në letrën që serbët dërguan në UEFA nuk përmend askund kërcënimi për largim.

“Ky ishte një rast i dikut që fliste për të kënaqur populizmin vendas”, tha zyrtari i UEFA-s.

Ishte sekretari i federatës serbe, Jovan Shurbatoviq që përmendi kërcënimin për largim nga Evropiani.

UEFA në faqen zyrtare ende nuk e ka konfirmuar hapjen e procedurës disiplinore ndaj FSHF-së dhe federatës kroate.

YouTube player