Sport

UEFA jep 10 mijë bileta falas në finalen e Ligës së Kampionëve

10 mijë tifozë të futbolliot do të mund të shohin falas finalen e Ligës së Kampionëve. Ky vedim i pashembullt u mor nga Federata Evropiane e Futbollit (UEFA).

Biletat më të lira për këtë organizim kanë kushtuar mijëra euro.

Sipas vendimit të UEFA-s, secili klub do të përfitojë 5,000 bileta për finalen që do të zhvillohet në Shën Petersburg të Rusisë më 28 maj.

Lexo më shumë  Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre tregojnë 'kafshërinë' teksa përleshen masivisht me policinë gjermane

Biletat duhet t’iu ndahen mbështetësve besnikë dhe jo sponsorëve apo zyrtarëve të klubit.

“Tifozët e futbollit janë gjaku i lojës”, ka thënë presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin përmes një deklarate.

“Ne menduam se kështu do të kuptojmë vështirësitë që ata kanë përjetuar në dy vjetët e fundit dhe përsëri kanë arritur të mbështesin ekipet e tyre dhe të jetojnë me pasion edhe kur janë larg stadiumeve”.

Grupi, Mbështetësit e Futbollit të Evropës, ka mirëpritur këtë vendim të UEFA-s, duke njohur rëndësinë e turmave gjatë ndeshjeve.

Lexo më shumë  Gjimshiti vjen me një mesazh të jashtëzakonshëm: Krenari të jem kapiten i kësaj Kombëtareje, Shqipëria ka të ardhme dhe ky është vetëm fillimi

“Tifozët nuk kanë sasi të pakufizuar të parave për të shpenzuar në futboll”, ka thënë ky grup përmes një deklarate.

“Ne jemi të lumtur që me këtë veprim pozitiv, UEFA ka pranuar faktin se inflacioni i vazhdueshëm në çmimin e biletave është duke përjashtuar secilën herë e më shumë njerëz nga shikimi i ndeshjeve”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *