Sport

UEFA fillon procedurat disiplinore ndaj Serbisë

Procedurë disiplinore ka filluar UEFA ndaj Serbisë për lojën kundër Anglisë e cila u zhvillua 16.06.2024, në kuadër të kampionatit evropian në futboll Euro 2024.

Serbia po dyshohet për “hedhjen e sendeve dhe transmetim të një mesazhi provokues të papërshtatshëm në një ngjarje sportive”.UEFA ka njoftuar se bordi i Etikës dhe Disiplinës do të vendos për masat si dhe do të kryej hetime në lidhje me pretendimet.

Më 17.06.2024, Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se reaguar zyrtarisht në Federatën Evropiane të Futbollit (UEFA) për shkak të siç kanë thënë “shfaqjes së flamujve, sloganeve dhe thirrjeve të tifozëve serbë me mesazhe politike, shoviniste dhe raciste kundër Kosovës”, gjatë ndeshjes Serbi – Angli, në kuadër të Euro 2024.

Lexo më shumë  Derisa Serbia viktimizohet në UEFA, huliganët e tyre tregojnë 'kafshërinë' teksa përleshen masivisht me policinë gjermane

Sipas FFK-së, shfaqja e papenguar e mesazheve dhe thirrjeve të tilla në një event madhështor si Euro 2024 është e pakuptimtë dhe absurde.

Federata e Futbollit të Kosovës thotë se “qëndron fuqishëm në mbrojtje të vlerave të futbollit dhe promovimit të asaj që UEFA përfaqëson: unitet, gjithëpërfshirje dhe pasion për lojën e futbollit, por njëherësh me vendosmëri mbron edhe dinjitetin e shtetit, që është krijuar me shumë mund e sakrificë.”

Lexo më shumë  Sot takimi Kurti – Vuçiq në Bruksel

Mediat në Kosovë raportuan se gjatë ndeshjes Serbi-Angli më 16.06.2024, në grupet e tifozerive serbe u panë flamuj të Serbisë me hartë të Kosovës.Në këtë ndeshje, Serbia humbi nga Anglia me rezultat 1 me 0. /kallxo.com/

YouTube player