Lajme

Udhëhoqi ekipin ligjor të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2010, Kurti takon Michael Wood-in

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot Michael Wood, nga Mbretëria e Bashkuar, në takim në vigjilje të 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka qenë pjesë e ekipit ligjor të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në vitin 2010.

Kurti ka njoftuar Wood-in për arriturat e vendit, zhvillimet aktuale, reformat ekonomike, luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe për forcimin e demokracisë.

Kryeministri i Kosovës e ka falënderuar Wood-in për kontributin e tij në mbrojtjen ligjore të së drejtës ndërkombëtare të Kosovës në vitin 2010 para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Lexo më shumë  Hiqet masa e arrestit në shtëpi për kreun e opozitës Sali Bershia

“Kryeministri Kurti e falënderoi z. Wood për kontributin e tij, veçanërisht në mbrojtjen ligjore të së drejtës ndërkombëtare të Kosovës me rastin e shpalljes së pavarësisë. Opinioni këshilldhënës i GjND-së i vitit 2010 që konkludon se Pavarësia e Kosovës nuk kishte shkelur të drejtën ndërkombëtare, përbën një nga datat themelore të historisë së shtetit të Kosovës, andaj, kryeministri Kurti tha se është kënaqësi të mirëpres e të takohet me z. Wood pikërisht në vigjilje të 15-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Gjatë takimit kryeministri Kurti e njoftoi për të arriturat në vend, për zhvillimet aktuale, për reformat e ndërmarra në funksion të zhvillimit ekonomik, luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe për forcimin e demokracisë”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Lexo më shumë  Flamuri bashkon shqiptarët, qytetarët e Kosovës rezervojnë në Shqipëri për festat e nëntorit

Kurti gjithashtu ka diskutuar me Wood-in marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe procesin e dialogut për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njohje reciproke në qendër.

Në këtë takim, Wood shoqërohej nga Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *