Bota

Udhëheqësit e vendeve arabe njëzëri kundërshtojnë planin e Trumpit për Gazën

Udhëheqësit arabë dhe të Gjirit kanë zhvilluar bisedime në Arabinë Saudite.

Bëhet e ditur se bisedimet u fokusuan në planet për rindërtimin e shtëpive dhe infrastrukturës në Gazën e shkatërruar nga lufta.

Ndërsa zyrtarët nuk dhanë detaje, raportohet se theks iu vu propozimit egjiptian që të sigurohen 20 miliardë dollarë për rindërtimin e Gazës, shkruan skynews.

Lexo më shumë  “Të mbajmë Ukrainën të fortë”/ Shefi i NATO: Vendet evropiane dhe Kanadaja po rrisin shpenzimet e mbrojtjes

Ndryshe, ky takim vjen ndërsa vendet nxitojnë të formulojnë një alternativë ndaj sugjerimit të Donald Trump se SHBA duhet të ndërhyjë dhe që njerëzit në Gaza të “zhvendosen përgjithmonë”.

Takimi u thirr nga Princi i Kurorës Saudite, Mohammed bin Salman.

Pjesë e tij ishin liderët e Egjiptit, Jordanisë, Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Kuvajtit dhe Bahreinit.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Rutte: NATO do të udhëhiqet gjithnjë e më shumë nga Evropa