Bota

Udhëheqësi çeçen publikon videon: Trupat ushtarake përparojnë në qytetin Ukrainas

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov, ka postuar një video të trupave çeçene që duken duke ecur në qendër të qytetit të Severodonetsk.

Siç shihet në video, ato janë duke folur me banorët dhe nuk kanë ngurruar të heqin flamujt ukrainas nga ndërtesat qendrore të qytetit.

Në sfond gjithashtu dëgjohen shpërthime.

Guvernatori i rajonit të Luhanskut, Serhiy Haidai, tha se disa militantë nga pala kundërshtare kishin hyrë në qytet, por shtoi se se skenat që prezantuan sikur banorët i mirëpritnin ishin inskenuar.

Lexo më shumë  Trumpi thotë se 'lufta ndaj Iranit ishte ide e Sekretarit të tij të Luftës' - ja si reagoi Pete Hegseth

“Në pjesën më të madhe, këto janë skena filmike. Mijëra që mbeten në qytet kanë frikë nga hakmarrja apo masakra pa asnjë arsye, siç ishte rasti në Bucha”, tha Haidai.

Rruga Press

Lexo më shumë  Rusia sulmon Ukrainën me mbi 400 dronë, dëmtohet vendi i mbrojtur nga UNESCO
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *