Kuriozitete

“Uber” bën hapin e parë për të hyrë në tregun e kanabisit

“Uber” do t’u ofrojë për herë të parë klientëve të saj në Ontario të Kanadasë mundësinë për të porositur marijuanë nëpërmjet aplikacionit.Sipas BBC-së klientët mund të porosisin marijuanë në kompaninë “Tokyo Smoke” që është specializuar në tregtimin e kanabisit të legalizuar dhe ta marrin në dyqanin më të afërt. Kompania ka refuzuar të përgjigjet nëqoftëse do ta shpërndajë këtë shërbim në gjithë Kanadanë dhe Amerikë.

Tregu i marijuanës në Kanada ka një vlerë  rreth 5 miliard dollarësh. Përdoruesit e aplikacionit duhet të verifikojnë moshën e tyre në platformë e më vonë mund të marrin porosinë brënda një ore. Marijuana që nga viti 2018 ka qënë  e legalizuar në Kanada, por është ilegale ta shpërndash atë.

“Uber” prej vitesh ka studiuar tregun e marijuanës. Drejtoresha ekzekutive e kompanisë, Dara Khosrowshah, deklaroi në prill që kompania do fillojë të studiojë mundësinë për shpërndarjen e kanabist në SHBA, në momentin që kjo gjë do jetë e ligjshme.

Pjesën më të madhe të tregut në Kanada e kontrollojnë prodhuesit ilegalë edhe pse përdorimi i saj është i ligjshëm prej 3 vitesh. Qeveria kanadeze po përpiqet që ta rregullojë këtë situatë. “Uber” deklaroi se në bashkëpunim me kompaninë “Tokyo Smoke” do t’u ofrojë përdoruesve kanabis legal dhe të sigurtë në mënyrë që të luftojë  shitësit ilegalë.

Sipas kompanisë “BDS Analytics”, tregu i marijuanës do ketë një vlerë prej 6.7 miliard dollarësh në vitin 2026. Kërkesa për kanabis pësoi rritje vitin e kaluar për shkak të pandemisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *