Bota

Uashingtoni planifikon të blejë ilaçin e ri eksperimental kundër Covid

Agjencitë e lajmeve bëjnë të ditur se Presidenti Biden po planifikon të shpenzojë 5 miliardë dollarë për të blerë ilaçin e ri antiviral kundër Covid-19, që është në fazë eksperimentale, të kompanisë Pfizer. Sasia e blerë pritet të jetë e mjaftueshme për të trajtuar 10 milionë raste.

Njoftimi u dha një ditë pasi kompania Pfizer nënshkroi me një agjenci të OKB-së një marrëveshje për ta dhënë falas liçencën e ilaçit të ri për t’u prodhuar në 95 vende, që përbëjnë 53 për qind të popullsisë së botës.

Lexo më shumë  Portugalia heq dorë nga blerja e avionëve F-35, shkak Donald Trump

Pfizer thotë se ilaçi i ri, i quajtur “Paxlovid,” ul me 90 për qind vdekjet dhe shtrimet në spital të personave që kanë siptoma të lehta deri në të moderuara të kovidit. Pfizer i kërkoi të martën Agjencisë së Barnave dhe Ilaçeve (FDA) të miratojë përdorimin e ilaçit të ri.

Një tjetër kompani farmaceutike amerikane, Merck, ka rënë dakort që ilaçi i saj anti-viral t’u jepet falas 105 vendeve të varfëra. Merck thotë se ilaçi i saj ul me 50 për qind rrezikun për rastet e rënda të kovidit, nëse merret menjëherë pas shfaqjes së simptomave të para.

Lexo më shumë  Zelensky paralajmëron partnerët që të mos e lënë Putinin t’i ‘mashtrojë’ me armëpushim

Administrata amerikane ka parashikuar të blejë 3.1 milionë doza të ilaçit të firmës Merck për 2.2 miliardë dollarë. Agjencia e Barnave pritet të takohet më 30 nëntor për të shqyrtuar dhënien e miratimit për ilaçin. Agjencia rregullatore britanike e miratoi atë në fillim të muajit./VOA

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *