Bota

Ua mësynë më tanke e autoblinda, nuk e dinin se ukrainasit kishin përgatitur “befasi” për ta – rusët pësojnë humbje të mëdha

Ukrainasit kanë publikuar pamjet nga një operacion i suksesshëm, ku arritën të shkatërrojnë tanke dhe autoblinda ruse.

Ishte Brigada e 63-të e Motorizuar e cila në bashkëpunim me Brigadën e 60-të, kishte përgatitur një “befasi” për ushtarët rusë në afërsi të Tors’ke.

Si rezultat i këtij operacioni janë shkatërruar dhjetë njësi ruse me makineri të ndryshme luftarake, përfshirë pesë tanke dhe pesë autoblinda.

Lexo më shumë  Që nga 7 tetori i vitit 2023/ Rritet në 37.765 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Në video shihen ukrainasit duke i goditur me artileri ushtarët rusë, që i godisnin me precizitet të paparë – ku shumë ushtarë të Vladimir Putinin iknin në të gjitha anët me shpresën se do t’i shpëtojnë predhave.

Tanket dhe autoblindat hidheshin në erë që në goditjen e parë, kurse pamjet janë filmuar nga ajri me dron dhe tregojnë momentet e kësaj beteje të ashpër.

Lexo më shumë  BE-së i kërkohet ndërtimi i një linje mbrojtëse përgjatë kufirit me Rusinë e Bjellorusinë
YouTube player