KryesoreLajme

U vazhdohet paraburgimi tre malazezëve që shfaqën targat “Kosova është Serbi”

Tre shtetasve malazezë, të arrestuar më 24 nëntor për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit, u është vazhduar paraburgimi. Rasti i ka kaluar Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Rasti në fjalë tani është përcjellë në kompetencë të Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Prokuroria Speciale ka propozuar vazhdimin e masës se paraburgimit ndaj të pandehurve, andaj Gjykata me Aktvendimin PPPS.nr.77.24 të datës 23.12.2024 ka vazhduar masën e paraburgimit ndaj të njëjtëve edhe për një muaj, për secilin. Gjykata ka vazhduar masën e paraburgimit në mbështetje të nenit 184 paragrafi 1, nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pika 1.2.1 të KPPRK-së”, u tha nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Lexo më shumë  Mbyllet një institucion paralel i Serbisë në veri të Mitrovicës

Sipas Prokurorisë nxitën të përçarje, duke kaluar nëpër qendër të Deçanit me një veturë me targa ku shkruhej “Kosova është Serbi” në gjuhën serbe. Sipas saj, dy prej të pandehurve, kanë shprehur gjuhë të urrejtjes edhe gjatë marrjes në pyetje në stacion policor. 

Mbajtja e tre shtetasve malazezë është diskutuar edhe në Kuvendin e Malit të Zi, ku partitë proserbe kanë kërkuar lirimin e tyre, duke i kërkuar edhe deputetit shqiptar në Kuvendin e Malit të Zi, Ilir Çapuni, që të ndikojë të institucionet e Kosovës.

Lexo më shumë  Murati: Për herë të parë të hyrat buxhetore tejkalojnë shifrën 3 miliardë euro

Rruga Press

YouTube player