Lajme

U spiunua nga Meta? Personi i përmendur në dosje i drejtohet autoritetit

Personi që pretendohet se është spiunuar nga Ilir Meta gjatë tentativës për arratisje në kohën e komunizmit, ka kërkuar sot hapjen e dosjes së tij nga Autoriteti i Dosjeve të Ish-Sigurimit.

Disa media mësuan se është shtetasi me iniciale F.T, emri i të cilit figuron në disa materiale, ku përmendet ish-presidenti.

Nisur nga bërja mediatike e çështjes, ky person kërkon të faktojë nëse ka qenë vërtet Ilir Meta, ai që e ka denoncuar tek autoritetet e kohës.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Verifikimet për figurën e Metës nisën në 25 korrik, kur në adresën personale të titullares së institucioni, Gentiana Sula erdhi një e-mail nga një person i paidentifikuar.

Personi i panjohur pretendonte se në dosjet të caktuara të sigurimit figuronte emri i kreut të Partisë së Lirisë. Duke i dhënë indicie të qarta se ku të kërkonin, personi pretendonte për zhdukje të disa materialeve.

Nga kërkimi rezultoi se Meta figuron në dosje të personave të tjerë se vullnetarisht kishte spiunuar një shok që donte të arratisej.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ndryshimi i ligjit për të verifikuar personazhe të politikës dhe drejtësisë që kanë dalë një herë të pastër nga Komisioni i Dosjeve ka qenë kërkesë e hershme e autoritetit, që nga ana tjetër pas indiceve për disa nga këto persona ka zbuluar se ka materiale që i komprometojnë si bashkëpunëtorë./euronews

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *