Lajme

U shfaq në video nga makina pa rrip sigurimi, policia heton kryeministrin Sunak

Policia e Lancashire po heton kryeministrin britanik Rishi Sunak. Kjo pasi ai u filmua duke mos vendosur rripin e sigurimit teksa udhëtonte në një automjet si pasagjer. Kryeministri ka kërkuar falje për incidentin, duke thënë se ishte një gabim mosvendosja e rripit të sigurimit për të filmuar një video në rrjetet sociale.

Kjo shkelje në Britaninë e Madhe dënohet me një gjobë deri në 500 £. BBC raportoi se kryeministri ishte në Lancashire kur u regjistrua video, gjatë një udhëtimi në veri të Anglisë. Videoja, që promovonte raundin e fundit të qeverisë për “nivelimin e shpenzimeve” – ​​u postua më herët në llogarinë e zotit Sunak në Instagram.

Lexo më shumë  Tre inspektorët e ATK-së të arrestuar për ryshfet mbështetës të PDK-së, foto me ish-ministra dhe deputetë të PDK-së

Në videon që zgjat rreth një minutë kryeministri britanik shfaqet duke iu drejtuar kamerës, ndërsa makina është në ecje së bashku me motoçikletat e policisë që shfaqen shkurtimisht në sfond. Në Britani, një person mund të gjobitet deri në 500 £ për mos vendosjen e rripit të sigurimit, përveç nëse ka një përjashtim, si për shërbimet e urgjencës, në një taksi.

Lexo më shumë  Arrestohen tre inspektorë të ATK-së në Pejë dhe Gjakovë, dyshohen se u morën ryshfet bizneseve

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *