Bota

U përjashtua nga Kongresi sepse ia ndërpreu fjalën Trumpit, kongresisti amerikan thotë se nuk është pishman

Kongresisti demokrat, Al Green tha sot se do t’i “pranojë pasojat” për ndërhyrjen që bëri në fjalimin e presidentit amerikan, Donald Trump në Capitol Hill.

Ai deklaroi për mediat se do ta përsëriste veprimin edhe pse nëse sërish do të përjashtohej nga Kongresi amerikan.

“Nuk jam i zemëruar me folësin. Nuk jam i zemëruar me oficerët. Nuk jam i shqetësuar për anëtarët që do të paraqesin propozime për të më dënuar. Do të përballoj pasojat”, tha ai para gazetarëve, pasi republikanët kanë paraqitur formalisht një rezolutë për ta dënuar demokratin, shkruan cnn.

Lexo më shumë  Policia moldave njoftoi se ka gjetur më shumë në rastin e grupit të trajnuar në një kamp në Serbi
YouTube player

“Por, duhet të shtoj këtë: Ajo që bëra ishte nga zemra. Njerëzit po vuajnë. Dhe unë po flisja për Medicaid. Nuk thashë thjesht se nuk keni një mandat. Thashë nuk keni një mandat për të prerë Medicaid”, tha ai.

Ai tha se nuk ka folur me udhëheqësin e demokratëve në Kongres për protestën gjatë fjalimit të Trumpit.

Lexo më shumë  Putini autorizoi sulmin me agjent nervor në Britani. Përgjegjës moral për vdekjen e nënës së tre fëmijëve në vitin 2018

“Do të pranoj dënimet, çfarëdo që të jenë ato. Por, do të jem i sinqertë. Do ta bëja përsëri. Do ta bëja përsëri”, shtoi ai.

Ndryshe, Trump ka mbajtur fjalimin e parë në Kongresi pasi u bë president për herë të dytë i SHBA-së.

Rruga Press

YouTube player