U ndanë çmimet “Globi i Artë” pa ndonjë ceremoni glamuroze
Në një vit të zakonshëm, ceremonia e ndarjes së shpërblimeve “Globi i Artë” shërben si standardi i artë për një natë argëtuese. Por, ky nuk del të jetë një vit i zakonshëm për ngjarjen e famshme të Hollywoodit.
Edhe pse ceremonia e famshme e cila dikur identifikohej me qilimin glamuroz dhe mbrëmjen e mbushur me yje, është duke kaluar nëpër një periudhë testuese teksa Shoqata e Gazetarëve të Huaj po punon në rregullimin e reputacionit, sërish talenti në film dhe televizion nuk kishte si të mos vlerësohej edhe këtë vit.
Në një prezantim të tonifikuar dhe të patransmetuar live, të dielën mbrëma u shpallën fituesit e çmimeve të sivjetme “Globi i Artë”.
Seriali më i mirë dramë i vitit 2022 u shpall “Succession” derisa në kategorinë, “Seriali më i mirë komedi dhe mjuzikëll”, triumfoi shou “Hacks”.
Me çmimin “Aktori përkatësish aktorja më e mirë në dramë” u shpallën, Jeremy Strong për rolin e tij në “Succession” dhe Mj Rodriguez për rolin në shoun “Pose”. Kurse më çmimet “Aktori dhe aktorja më e mirë në komedi” u nderuan yjet, Jason Sudeikis për portretizimin e protagonistit në serialin “Ted Lasso” dhe Jean Smart, për rolin e saj në shoun “Hacks”.
Sa i përket kategorive për film, me çmimin “Komedia dhe mjuziklli më i mirë” sivjet u nderua filmi “West Side Story”. Çmimin “Drama më e mirë” e fitoi filmi “The Power of the Dog”, kurse “Filmi më i mirë i huaj” u shpall projekti kinematografik nga Japonia, “Drive My Car”.
“Aktori më i mirë në dramë” u shpall Will Smith për rolin e tij në filmin biografik “King Richard”, dhe Nicole Kidman u nderua për rolin e saj po ashtu në filmin biografik, “Being the Ricardos”, duke u shpallur “Aktorja më e mirë në dramë”.
Në kategoritë për “Aktori përkatësisht aktoren më të mirë në komedi dhe mjuzikëll”, sivjet triumfuan yjet, Andreë Garfield me filmin “Tick, Tick … Boom!” dhe Rachel Zegler me “West Side Story”.
Në kategorinë “Regjisori më i mirë” triumfoi një grua. Ajo është Jane Campion e cila u vlerësua për punën e jashtëzakonshme në filmin “The Power of the Dog”.
“Filmi më i mirë i animuar” u shpall “Encanto”, kurse Billie Eilish dhe Finneas O’Connell u nderuan më çmimin “Kënga më e mirë origjinale” për krijimin e kolonës zanore të filmit të fundit me James Bondin, “No Time to Die”.
Rruga Press