Sport

U harrua nga Edi Reja, skuadra e Premier Ligës angleze interesohet për mesfushorin shqiptar

Anis Mehmeti po kalon një sezon fantastik me Uaikomben dhe me paraqitjet e tij, patjetër që e kanë ngritur vlerën e kartonit nëse do të vijë një blerës potencialë. Flitet se klubi i Premier Ligës, Notingem Forest, interesohet për Mehmetin dhe e ka ndjekur atë kohët e fundit, por në lidhje me shqiptarin ka folur edhe trajneri i tij aktual.

Ish-futbollisti Ainsuorth është i bindur se Mehmeti do të qendrojë deri në fund të sezonit, megjithatë ai i druhet një interesimi dhe një oferte të një klubi që garon dy kategori më lart.

“Ne do të përpiqemi ta mbajmë atë. Ai është një lojtar i madh dhe besoj se në të ardhmen do të luajë në nivelin më të lartë. Por për momentin, Mehmeti po shijon futbollin e tij në Uaikomb. Unë kam folur me menaxherët dhe familjen e tij dhe u pëlqen këtu. Për dikë që na u bashkua nga kategoritë amatore dhe sezoni i tij i parë me ne ishte në Championship dhe tani është rritur ndjeshëm hap pas hapi. Është kënaqësi të stërvitësh dikë si ai dhe do të jetë i pari që do t’i vlerësojë shokët e tij të skuadrës që i kanë dhënë mundësinë atij për të bërë ato që po bën”, tha trajneri i Uaikombes për Mehmetin.

Ecuria- Ai iu bashkua Uaikombes në Championship nga kategoritë e ulëta angleze dhe gjysma e sezonit të parë nuk është se i rezervoi shumë minuta. Por pas rënies në “League One” (Kategoria e Tretë), Anis Mehmeti ka shpërthyer me një supersezon, teksa është kthyer në një pikë kryesore të ekipit të tij.

Lexo më shumë  Gjiganti spanjoll kërkon futbollistin e Kombëtares Mario Mitaj

Mesfushori me tipare sulmuese është lojtari më në formë, teksa po shënon pothuajse çdo ndeshje, e fundit ishte para disa ditëve. Klubi i tij i Uaikombes i ka vënë edhe epitetin “Mehmesi”.

Deri tani në këtë sezon, Anis Mehmeti ka luajtur 30 ndeshje mes Kupës dhe kampionatit, duke shënuar 9 gola të rëndësishëm dhe katër asiste, shifra të konsiderueshme për një mesfushor.

Lexo më shumë  Galatasaray i bën ofertë Dinamo Zagrebit për Arbër Hoxhën

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *