Bota

U filmua pa maskë, kryeministrja daneze kërkon falje

Kryeministrja e Danimarkës kërkoi falje sot, pasi është filmuar pa maskë në një dyqan, në kundërshtim me rregullat e reja kundër Covid-19 që hynë në fuqi.

Videoja e publikuar nga gazeta daneze Ekstra Bladet, është marrë dje nga një kalimtar i rastit përpara vitrinës në qendër të Kopenhagës, katër ditë pas rifillimit të detyrimit për përdorimin e maskës në vende të caktuara dhe në transportin publik.

Lexo më shumë  SHBA-ja dhe Kina zhvillojnë bisedime informale bërthamore për herë të parë në pesë vjet

“Po hyjnë në fuqi rregullat e reja. E kuptova sepse më regjistroi një qytetar”, shkruan Mete Fredericksen në një postim në rrjetet sociale.

“E di që kjo mund t’i ndodhë kujtdo. Por në mënyrë ideale jo për mua. Pra, padyshim që më vjen keq për këtë dhe dua t’ju falënderoj përsëri për gjithçka që po bëjmë së bashku për të reduktuar epideminë,” tha ajo. abc

Lexo më shumë  Mark Rutte do të jetë shefi i ri i NATO-s

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *