Bota

U ekzekutua në mënyrën më brutale nga rusët, i ngrihet monument heroit ukrainas

Në Gjeorgji iu ngrit një monument heroit të Ukrainës, Aleksandr Matsievsky, i cili u qëllua nga rusët për shkak të fjalëve “Lavdi Ukrainës”.

Më 6 mars, një video u publikua në internet që tregonte pushtuesit rusë duke qëlluar një ushtar ukrainas të kapur, pasi ai tha “Lavdi Ukrainës”.

Videoja pati një jehonë të gjerë në publik. Sasia minimale e informacionit për kohën dhe vendin e këtij krimi çoi në identifikimin e heroit ukrainas.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Në faqen e facebook-ut të brigadës së 30-të të mekanizuar, thuhet se ushtari në video është Timofij Shadura, por është theksuar se bëhet fjalë për “informacion paraprak”.

Kryeredaktori i portalit Censor.NET, Yuriy Butusov, shkroi në blogun e tij se ky është një ushtar i Batalionit 163 të Mbrojtjes Territoriale Nizhyn të Brigadës 119 të forcave ukrainase, Alexander Macijevsky.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Më 8 mars, Administrata Rajonale e Forcave të Armatosura të Ukrainës, njoftoi zyrtarisht se video tregonte ushtarin Aleksandr Macyevsky.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, ka nderuar pas vdekjes Alexander Macievsky me çmimin Hero i Ukrainës.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player