Bota

U dha prindërve fëmijën e gabuar, denoncohet spitali

Një nënë e re në Itali, e cila në momentet e para pas lindjes ushqeu dhe përkëdheli një vajzë tjetër, tani kërkon dëmshpërblim pasi nuk është në gjendje të lidhet me vajzën e saj të vërtetë.

Çifti i prindërve denoncuan Fondacionin Poliambulanza të Brescias, spitali i pestë për lindjet në provincë, për shkëmbimin e foshnjave dhe tani po kërkon kompensim për dëmet. 

Episodi ndodhi në tetor të 2020. Gruaja është ende në shok dhe  nuk mund të lidhet me vajzën e saj të vërtetë pasi fëmija i parë që ajo ushqeu dhe përkëdheli ishte i një gruaje tjetër. 

Më pas ishte bashkëshorti i saj që ngjalli dyshimin se vogëlushja nuk ishte ajo që kishte parë menjëherë pas lindjes.

Lexo më shumë  Kryeministri suedez deklaron se Deti Baltik tani është “në rrezik të lartë” pas sabotimit të dyshuar me kabllo

“Kam lindur në orën 1.55 të mëngjesit dhe kam qenë në dhomën e lindjes sepse nuk kishte shtretër në dispozicion, tha gruaja për “Il Giorno”.

“Ata duhej të prisnin tamponin për Covid 19. Të nesërmen në mëngjes pyeta për fëmijën dhe ata u përgjigjën se ajo ishte në pavijonin e patologjisë neonatale dhe se pas disa orësh do të mund ta vizitoja. Kur erdhën rezultatet e tamponit kërkova ta shoh.Kur ma dhanë ishin të pranishëm një mjek dhe një infermiere. Më lanë një djep me emrin e vajzës sime. Vajza kishte veshur rrobat që unë kisha sjellë.”

Që nga ai moment dhe për orët në vijim, gruaja kujdesej për foshnjën, duke e ushqyer atë dhe duke ua treguar fotot të afërmve përmes telefonit . 

Lexo më shumë  Ushtarët rusë po vdesin masivisht në Ukrainë

Ishte burri i saj që e kuptoi se diçka nuk shkonte. 

 “Vajza e vogël që më ishte besuar nuk e kishte byzylykun në kyçin e dorës, shpjegoi nëna, e gjetëm në krevat fëmijësh. Gjëja që na ngjalli më shumë dyshime është se aty ishte emri i një vajze tjetër.Vajzën e vogël që e kisha përqafuar me dashuri dhe përkushtim, e ushqeva dhe e prezantova me të afërmit, nuk ishte vajza ime”.

Gabimi u raportua menjëherë te mjekët dhe infermierët dhe vajza e vërtetë iu dorëzua nënës së re. Sipas asaj që sqaron “Il Giorno”, Fondacioni nuk e ka mohuar faktin por do të përgjigjet ligjërisht ndërkohë që familja tjetër e përfshirë  në këtë incident të pakëndshëm nuk ka bërë denoncim.

Rruga Press

YouTube player