Bota

U dërguan për të vrarë Zelenskyn, grupi famëkeq “Wagner” pëson humbje të mëdha në Ukrainë

Një numër i lartë mercenarësh të  njohur si “Ushtria Private e Putinit ” janë vrarë gjatë luftimeve në Ukrainën lindore, raportojnë mediat e huaja. Bëhet fjalë për grupin “Wagner”, i cili në fillim të luftës u dërgua në Ukrainë nga Vladimir Putini me një mision të posaçëm për të vrarë liderin ukrainas, Volodymyr Zelenskyn.

Mirëpo, raportet e fundit tregojnë që ky grup ka pësuar humbje të mëdha. Agjencia e inteligjencës SBU e Ukrainës zbuloi se humbjet shkatërruese kanë bërë që të bjerë morali në mesin e forcave pushtuese të Moskës.

Lexo më shumë  Britania refuzon vendosjen e taksave për Ngushticën e Hormuzit: Irani nuk mund të “rrëmbejë” rrugën tregtare

Qindra vdekjet mes grupit famëkeq “Wagner” u zbuluan në një telefonatë të përgjuar në shtëpi të bërë nga një ushtar rus.

Në regjistrim, ai dëgjohet duke telefonuar gruan e tij dhe duke u ankuar se “njësia elitare” ishte shkatërruar, dhe kjo i tremb trupat e zakonshme për të luftuar.

“Kemi pasur shumë humbje. Qindra mercenarë kanë vdekur, është situatë kaotike”, mësohet të ketë thënë ushtari.

Lexo më shumë  Mark Rutte tregon katër vende që bllokojnë anëtarësimin e Ukrainës në NATO

“Wanger” është themeluar në vitin 2014 nga Dmitry Valeryevich Utkin, një veteran i forcave speciale të luftës së parë dhe të dytë çeçene.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *