Lajme

U arrestua për 119 kg kokainë, gjykata liron nga burgu e mbyll në shtëpi administratorin e kompanisë së bananeve

Është liruar nga burgu, Marson Murataj, administratori i kompanisë së bananeve “Zico Sh.a”, që u ndalua me shumë bujë nga prokuroria e Tiranës, për rastin e kapjes së 119 kg kokainë të pastër e ardhur nga Ekuadori.

Vendimi për lirimin e Murataj, kushëririt të biznesmenit Trifon Murataj, është marë pak ditë më parë nga gjykata e Tiranës, e cila urdhëroi zëvendësimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”.

“Ora News”, mëson se prej disa ditësh, Marson Murataj, është vënë në “arrest shtëpie”, ndërsa drejton dhe menaxhon kompaninë e bananeve “BanaKing” nga ambjentet e shtëpisë së tij në Tiranë.

Ndërsa deri në këto momente prokuroria e Tiranës është në pritje të zbardhjes së vendimit të gjykatës, ku pasi të njihen me argumentat ligjorë, prokurorët e çështjes do ushtrojn apelim në gjykatën e Apelit Tiranë, duke kërkuar kthimin në burg të Marson Murataj. Mësohet se në vendimin për zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, gjykata ka përdorur argumentat se Murataj, nuk është i përfshirë në këtë veprimtari, pasi në dosjen hetimore nuk ka asnjë të dhënë dhe indicie që provon implikimin e tij në trafikun e drogës nga Ekuadori në Shqipëri.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Për më tepër nuk ekzistojnë qoftë përgjime dhe tabulate telefonike me persona kriminalë që meren me trafikun e drogës, çka do të sillte dyshime të arsyeshme për imlikimin e Murataj në këtë veprimtari kriminale.

Tashmë pas lirimit të Marson Murataj, në burg për ngjarjen e kapjes së 119 kg kokainë vijojnë të mbahen vetëm dy shoferët e kompanisë së bananeve, Gëzim Kalaja dhe Hasan Salihu. Të dy punonjësit kanë ushtruar apelim në gjykatën e Apelit, duke kërkuar lirimin nga qelia, me pretendimin se ata vetë kanë qënë kallëzues të asaj çfarë kishte ndodhur në Romanat, ku një grup prej 4 personash kanë ndaluar dhe kontrolluar kamionin e ngarkuar me banana.

Saliaj, është shoferi që mbrëmjen e 28 dhjetorit 2021, ka pasur kontakt me 4 personat, që i kanë dalë në fshatin Romanat të Durrësit dhe detyruar të ndalojnë. “…ata më thanë se jemi të shtetit, jemi të policisë, pasi kishin dhe armë me vete. I besova dhe i lashë të kontrollonin kamionin.

Lexo më shumë  Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me kapacitet prej 100 MW

Ata me njëri-tjetrin flisnin se kërkonin televizora plazma, por në kamion kishte vetëm banane…”-ka treguar shoferi i kompanisë. Katër personat u larguan me shpejtësi, me kërcënimin tek shoferi se nëse do të fliste do ti zhduknin familjen. Por nga hetimet e kryera nga prokuroria ka rezultar se në kontinjerin me banane rezultonte se mungonin 106 kuti, të cilat besohet se janë hequr në Itali dhe Shqipëri.

Të gjitha këto kuti dyshohet se kanë qënë me kokainë. Dhe kokaina çuditërisht, nuk ka qënë në trupin e jashtëm të kontinjerit, por brenda tij, brenda arkave të bananeve. Në Shqipëri kanë mbëritur vetëm 7 kuti me kokainë të cilat janë gjendur brenda ambjenteve të brendshme të kompanisë “Zico”. Vetë drejtuesit e kësaj kompanie e kanë denoncuar rastin e kokainës në kontinjerin e tyre tek Drejtori i Përgjithshëm, Gledis Nano dhe më pas tek Drejtori i Krimeve të Rënda, Tonin Vocaj.OraNews

Rruga Press

YouTube player