Bota

Tym i bardhë/ Merr fund ngërçi i Presidentit të ri në Itali

Në pritje të “tymit të bardhë” të votës për Presidentin e ardhshëm të Republikës Italiane, zgjedhja u orientua nga kryetekniku i qeverisës, Mario Draghi, pas një blloku mes krahëve politike e vetë së djathtës, në një proces votimi që po shfaqej çdo ditë e më i komplikuar.

Në ditën e gjashtë të garës presidenciale e pas votimit të shtatë në Parlament, palët politike në Itali kanë gjetur dakortësinë për emrin e Presidentit të ri të Republikës Italiane.

Takimi kokë më kokë, gjatë ditës së sotme, mes liderëve të forcave kryesore politike, që përbëjnë dhe mazhorancën qeverisëse, ka çuar në një rrugëzgjidhje.

Palët janë dakortësuar për votimin e Sergio Mattarella në një mandat të dytë si President i ardhshëm i Italisë.

“Forza Italia do të votojë për rizgjedhjen e Presidentit Mattarella“, ka deklaruar Antonio Tajani, koodinatori kombëtar i Partisë së Silvio Berlsuconi-t, Forza Italia, gjatë një postimi në rrjetet sociale.

Për Partinë Lidhja “votimi për Mattarella-n në një mandat të dytë presidencial e vazhdimësia e Mario Draghit si kryeministër i vendit janë zgjedhje që garantojnë stabilitetin e Italisë. “Në vend që të vazhdojmë  me veto ndaj njëri tjetrit, është më serioze t’i kërkojmë Draghi-t e Mattarella-s këtë sakrificë për të mirën e vendit”, është shprehur Salvini.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

E po ashtu dhe Lëvizja 5 Yje përmes fjalëve të liderit të saj Giuseppe Conte e konsideron këtë zgjedhje si më të drejtën pasi “Sergio Mattarella, u shpreh Conte, është një figurë e profilit të lartë e mbi palët politike, me një qëndrim të qartë e linear.

Ndërsa Enrico Letta , lideri i Partia Demokratike, është akoma më e entuziast duke e vlerësuar dakortësimin mes palëve si një suksese për vendin.

Zgjidhja e ngërçit presidencial, erdhi pas bisedave telefonike që kryeminsitri italian Mario Draghi ka zhvilluar gjatë orëve të fundit me të gjithë liderët e mazhorancës qeverisëse.

Bllokimi i garës presidenciale për shkak të vetove që forcat politike i vendosnin njëri-tjetrit, kërkoj ndërhyrjen e kryeministrit teknik Draghi, e në një moment kur vendi vazhdon të përballet me problemet pandemike e pasojat e krizës ekonomike që ajo ka shkaktuar.

I kënaqur nga mundësi e një mandati të dytë për Presidentin Mattarella,  kreu i ekzekutivit Mario Draghi, është shprehur se “është zgjedhja e duhur për stabilitetin e vazhdimësinë e reformave në vendi.”

Ndërkohë ashtu siç ishte parashikuar qysh në nisje, votimi i shtatë nuk dha asnjë rezultat, pasi shumica e forcave politike të mazhorancës abstenoj në votë. E në këtë radhë të shtatë, votimi i 1009 zgjedhësve të thirrur në këtë votë presidenciale, regjistroj një shtim të votave në favor të presidentit Mattarella që mori 387 vota, kundrejt një dite më parë që mori vetëm 46 vota.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Tashmë Italia i ka sytë tek votimi i tetë që do të nis sot në ora 16.30. në dhomën e Deputetëve të Parlamentit italian e që me shumë gjasa do të sjell dhe tymin e shumëpritur të bardhë me emrin e presidentit të ri, Sergio Mattarella në një mandat të dytë të tij, shtatë vjeçarë.

Para se të nis votimi i tetë, në ora 15.30 liderët e forcave të mazhornacës; Antonio Tajani, koordinator për Forca Italia, Enriko Letta për Partinë Demokratike, Giuseppe Conte për Lëvizja 5 Yje, Matteo Salvini për Lidhjen e Giorgia meloni për Fratelli d’Italia, do të priten në selinë e Presidencës Italiane nga Presidenti Mattarella, të cilit do t’i dorëzojnë zyrtarisht kërkesën e tyre për të qëndruar dhe 7 vite të tjera në krye të shtetit italian.

Rruga Press

YouTube player